Për bolshevikët e Vetëvendosjes

Shkruan: Berat Buzhala Ka shumë shtete në botë, të parat qe po me bijnë ndërmend janë Iraku dhe Venezuela, që gjenden përpara një kolapsi ekonomik dhe shoqëror, ani pse jetojnë përmbi pasuri të pafundme natyrore. Në anën tjetër ka të tjera shtete dhe të tjera kombe ekonomia e te cilave lulëzon, ani pse janë jashtëzakonisht…

Lajme

08/09/2016 15:07

Shkruan: Berat Buzhala

Ka shumë shtete në botë, të parat qe po me bijnë ndërmend janë Iraku dhe Venezuela, që gjenden përpara një kolapsi ekonomik dhe shoqëror, ani pse jetojnë përmbi pasuri të pafundme natyrore. Në anën tjetër ka të tjera shtete dhe të tjera kombe ekonomia e te cilave lulëzon, ani pse janë jashtëzakonisht të varfra sa i përket pasurive natyrore, si bie fjala Tajvani, Singapori etj.

Visari, Albini, Erzeni, Boikeni (Shpend Ahmeti në këto raste e fut kokën në zallë, si makush) dhe shokë të tjerë të Lëvizjes, kur flasin për ekonominë, flasin me koncepte sovjetike dhe bolshevike. Stalini (njeriu i hekurit) me shokë e kanë matë ekonominë e tyre me sasinë e hekurit të prodhuar, ose me sasinë e grurit të prodhuar. Me një fjalë me metalurgjinë e rëndë. Njëjtë kishte vepruar edhe Enver Hoxha në Shqipëri.

Ky koncept është i tejkaluar, madje është komik.

Vendi ynë nuk po dështon pse nuk po punojnë minierat (ato punojnë në shumë vende të Afrikës, mirëpo vetëm sa për t’i pasuruar diktatorët). Ne jemi me fat qe nuk po punojnë ende, sepse këta që po qeverisin kishin vjedh edhe ma shumë.

Vendi ynë po dështon pse nuk kemi njerëz që dinë me qeverisë. Sepse shkollat tona po prodhojnë çdo gjë tjetër, përveç dije. Mandej këta të paditur po e marrin fatin e vendit në duart e tyre.

Me një hulumtim të shpejt në internet, mundeni me e lexu qysh Korea Veriore ka më shumë pasuri natyrore se sa Korea Jugore. Praktikat botërore na tregojnë se shumë shpesh pasuria nëntokesore është mallkim për shoqërinë, nëse ajo nuk mbështet edhe me arsim cilësor. Shikojeni Arabinë Saudite. Një shtet i pasur mesjetar. Kush kish pas qejf me jetu aty?

Është e dhimbshme sa pak dinë, e sa shumë dam bajne, shokët e Vetëvendosjes. Këta janë aleatët ma besnik të klasës së hajdutave.

Kosova ka mjaftueshëm resurse natyrore. Ka mjaftueshëm banorë. Ajo çfarë Kosova nuk e ka ende, është kapitali njerëzor që dinë me qeveris, edhe me i nënvizu segmentet më të rëndësishme të vendit.

(Marrë nga Facebook)