Për 6 muaj, 76 milionë euro investime në patundshmëri

Nga 139 milionë euro sa ka arritur vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte në Kosovë në gjysmën e parë të këtij viti rreth 76 milionë euro janë investuar në patundshmëri.

Lajme

16/09/2017 08:25

Investimet e huaja në Kosovë nuk pritet të shënojnë rritje as edhe këtë vit.

Nëse krahasojmë investimet e huaja prej vitit 2007 e deri më tani shohim që viti 2007 ishte viti që ka sjellë më së shumti investime të huaja në Kosovë, me plot 440.7 milionë euro.

Kjo shifër nuk arriti të kalohej edhe pas 10 vjetëve.

Niveli më i ulët i investimeve të huaja në Kosovë ishte gjatë vitin 2014, me vetëm 151.2 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.

Në vitin 2008 në Kosovë ishin 369.9 milionë euro investime të huaja, në vitin 2009 investimet arritën shifrën e 287.4 milionë euro, në vitin 2010 rreth 370 milionë euro, në vitin 2011 investimet kishin arritur shifrën e 384.4 milionë eurove.