Për 25 milionë euro, Dzeko po rikthehet në Premierligë

Edin Dzeko është shumë afër që të largohet nga Roma.

Merkato

17/10/2018 14:51

Edin Dzeko ka kontratë me Romën deri në vitin 2020, andaj nuk ka marr ofertë për rinovim.

West Hami ka kontaktuar me sulmuesin boshnjak, pasi dëshiron t’i marr shërbimet në afatin e janarit, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze e di tashmë dëshirën e Dzekos për tu rikthyer në Premierligë, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt.

Transferimi i boshnjakut, West Hamit do t’i kushtonte 25 milionë euro. /Lajmi.net/