Për 24 orë ujë meritore Bashkimi Evropian që investoi 54 milionë euro

Nga dje të gjithë banorët e Prishtinës do të kenë ujë 24 orë pa ndërprerje. Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti e finalizoj projektin e nisur para disa vitesh nga kryeministri i tanishëm Isa Mustafa, dhe për këtë me pompozitet të madh në rrjete sociale po lavdërohen edhe gjithë Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

28/03/2017 09:08

Por vetëm disa orë pasi kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe shumë bashkëpartiak të tij po thurin lëvdata për këtë arritje, një njohës i mirë i ekonomisë i cili qe disa vite punon për tërheqjen e investimeve të huaja i ka bërë publike disa fakte interesante për këtë projekt.

Këto fakte nuk len vend për mburrje të madhe të Shpendit e as Vetëvendosjes.

Kujtim Dobruna i cili është udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS) në Vjenë të Austrisë, ka shkruar në profilin e tij në FB se për këtë projekt duhet të falënderohen taksapaguesit evropian.

Ai madje ka kalkuluar edhe shumën totale e cila është paguar nga taksat e qytetarëve evropian që janë dhënë si donacione për këtë projekt.

Prishtinasit prej sot janë me ujë. Urime! Për ketë duhet të falenderojnë në radhe të parë taksapaguesit europianë, gjermanë, austriake dhe kosovarë. Totali i investimeve në këtë projekt është 54 milionë euro.

Madje ai në fund ka potencuar se liqeni i Ujmanit (Gazivoden) prej ku furnizohet Prishtina me ujë nuk është nën kontrollin e institucioneve të Kosovës./Infokusi.com

Lexojeni të plotë postimin e Kujtim Dobrunës

Disa te dhena:

– Projekti ka filluar te implementohet me 2012 me nje donacion prej 8 milione euro nga Komisoni Europian (faza e pare)

– Faza e dyte ka perfshire rehabilitimin e rrjetit te ujesjellesit dhe eshte financuar me 11 milion euro donacion nga Komisioni Europian dhe 6 milione euro kredi te buta

– Faza e trete ka perfshire ndertimin e fabrikes se ujit te pijshem ne Shkabaj me nje vlere investuese prej 35 milione, te financuara me sa vijon: 20 milione euro kredi e bute nga KfË, 10 milione prejt te cilave jane te garntuara nga Banka Zhvillimore e Austrise. Komisioni Europian, Qeveria e Kosoves dhe Komuna e Prishtines kontribuojne me nga 5 milione euro.

Per fund mos harroni se furnizimi behet nga Liqeni i Ujemanit (Gazivoda), qe (nuk) eshte nen kontrollin e autoriteteve te Kosoves.

screenshot_5-1