Për 24 orë, tre raste të dhunës në familje në rajonin e Gjilanit

Vetëm në rajonin e Gjilanit për 24 orë janë regjistruan tre raste të dhunës në familje.

Lajme

20/12/2018 10:33

Në rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë janë raportuar tre raste të dhunës në familje në lokacione të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, në Gjilan një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas rrahjes viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe i dyshuari me vendim të prokurorit pak intervistimit është dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera janë regjistruar në Viti, shkruan lajmi.net.

Rasti i parë ka ndodhur menjëherë pas mesnatës, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur gjatë ditës në ora 14:30 dhe është arrestuar i dyshuari pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/