Për 24 orë dy persona humbën jetën në aksident trafiku

Vetëm në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën kanë ndodhur 42 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Lajme

04/12/2018 10:15

Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë kanë humbur jetën dy persona në një aksident trafiku, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në vendin tonë brenda 24 orëve kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente trafiku.

Sipas raportit zyrtar 16 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 24 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq, në tërë Kosovën, Policia ka shqiptuar gjithsej 980 tiketa trafiku. /Lajmi.net/