Për 20 vjetorin e PlayStation Sony sjellë një PS4 të veçantë

Për nder të 20 vjetorit të PlayStation, Sony do të shesë një PlayStation 4 special për fansat e tij, që është i ngjashëm në dizajn si pajisja e parë e krijuar nga Sony më 1994.

Auto & Tek

03/12/2014 18:40

Edicioni special i 20 vjetorit të PlayStation është një pajisje ngjyrë hiri e njëjtë si pajisja e parë e PlayStation, e cila ishte lansuar në Japoni më 3 dhjetor 1994.

Përveç kësaj, pajisjes i është vendosur edhe logoja origjinale e PlayStation dhe vjen së bashku me një kontrollues DualShock 4 me të njëjtën ngjyrë, me një buton Home që gjithashtu e përmban logon origjinale të shfaqur për herë të parë, transmeton Lajmi.net.

Pajisja vjen së bashku me një kamerë PlayStation dhe Sony do të lansojë vetëm 12,000 njësi nga ky lloj i veçantë i PlayStation në gjithë botën.

Pajisjet do të kushtojnë $499 në SHBA dhe do të jenë të gatshme për tu blerë duke filluar nga dita e shtunë.