Për 10 vjet IPKO arriti 2 milionë përdorues e 70 milionë euro të hyra

Kompania e telekomunikimit IPKO, përmes një konference për media ka prezantuar arritjet e për 10 vjet  të kompanisë në Kosovë.

Lajme

14/12/2017 13:51

Robert Erzin, drejtor gjeneral në IPKO, tha se brenda një dekade, kjo kompani ka arritur një rritje të jashtëzakonshme biznesore, duke u bërë operatori i dytë mobil me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Sipas tij, përkundër mjedisit të ashpër konkurrues, IPKO është operatori më i qëndrueshëm i telefokomunikim në Kosovë, duke arritur 2 milionë përdorues.

“Numri i përdoruesve fillimisht ishte 100 mijë e tash është telefoni 750 mijë, sa i përket telefonisë. Kurse sa i përket përdoruesve të internetit në shtëpi ai tha se në fillim ishin 60 mijë përdorues të internetit shtëpia fillimisht ndërsa tani 250 mijë përdorues të internetit në shtëpi”, tha ai.

“Vlera e tregut në përgjithësi është 190 milionë euro për të gjithë operatorët. Pas 2012 të hyrat kanë filluar të bien për shkak të aplikacioneve të ndryshme Viber dhe Wats Up dhe kjo është arsyeja që të dy operatoret që jemi në treg na sfidojnë këto aplikacione”.

Ai ka sqaruar se investimi i përgjithshëm 310 milionë euro, 150 milionë në pajisjet mobile ndërsa 85 milionë qeverisë së Kosovës për frekuencë, ndërsa 70 euro milionë euro janë të hyra për 10 vjet.

Sipas tij çmimi i pagesës për frekuencën është shumë i lartë. I pyetur nga Ekonomia Online drejtori i IPKO-s ka sqaruar se kanë kërkuar  nga qeveria që çmimi për këtë çështje të bie, por që kanë marrë përgjigje se do të angazhojnë një kompani të jashtme që do të vlerësonte mënyrën dhe shumën e pagesës.

“Çmimi i frekuencës është shumë i madh. IPKO është investitori më i madh në Kosovë dhe është shembull i mirë i zhvillimit të biznesit në Kosovë, duke rrit zhvillimin ekonomik. E vetmja përgjigje që na është dhënë është se do të angazhohet një kompani për me vlerësua për frekuencë. Shpresojmë që kjo qeveri të marrë parasysh kërkesat tona ngase nëse paguajmë më lirë për licencë do të kem mundësi që të investojmë edhe në zonat më rurale”.

Erzin tha se IPKO ka 600 punëtorë ndërse përfshihen bashkëpunëtorët dhe distributorët arrijnë deri në 3 mijë të punësuar.

Ai ka konstatuar se brenda këtyre viteve Kosova është zhvilluar shumë sa i përket infrastrukturës së telekomunikimit.