Peqin, arrestohet 24-vjeçari, abuzoi seksualisht me një grua 22 vjet më të madhe

Një 24-vjeçar u arrestua nga Policia në Peqin pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua 46-vjeçare.

Lajme

25/05/2016 10:11

Jonuz H. me banim në fshatin Drangaj të Peqinit u arrestua nga efektivët e policisë gjatë ditës së djeshme me dyshimin se ka abuzuar seksualisht me 46-vjeçaren, gjithashtu banuese në këtë fshat.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie  seksuale me dhunë me të rritura”.