Pepe sulmon mediat

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe ka bërë një sulm në drejtim të mediave, pas humbjes së kombëtares së tij kundër  Shqipërisë.

Sport

08/09/2014 10:27

Pepe ka thënë se pas Botërorit, Portugalia ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga mediat, gjë kjo që ka shkaktuar dëme në mentalitetin e skuadrës.

“Dështimi në Botëror ka bërë që mediat në Portugali të shkruajnë çdo herë për ne. Ishim çdo herë në qendër të vëmendjes”.

“Akuzimet që na janë drejtuar kohëve të fundit, kanë pasur ndikim shumë te ne. Ne jemi dëmtuar ndërsa kundërshtarët janë ndihmuar”.

“Rasti më i mirë ishte dhe në ndeshjen e djeshme. Shqipëria u ndihmua nga mediat. Mungesa e Ronaldo u vërejt shumë në këtë takim”, përfundoi mbrojtësi i Real Madridit.