Pepe: Reali e do trofeun

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka zbuluar objektivin e madh të ekipit. Ai thotë se gjiganti spanjoll dëshiron ta mbrojë kurorën e fituesit të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2015 10:03

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka bërë të ditur se skuadra synon të hyjë në histori duke e fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë të njëpasnjëshme.

Los Blancos bënë një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale duke e mposhtur Schalken me rezultat 2:0 në ballafaqimin e parë të fazës eliminatore të garës.

Dhe, Pepe ka paralajmëruar se Reali synon të triumfojë sërish.

“Jemi të lumtur me rezultatin dhe duam të përsërisim suksesin e një viti më parë”, deklaroi ai për “Canal Plus”.

“Nuk e kemi filluar mirë vitin 2015, jemi duke u munduar t’i korigjojmë gabimet. Jemi një familje dhe Ancelotti është babai ynë”, u shpreh ai.

“Ronaldo? Cristiano është mirë, i buzëqeshur, siç e duam të gjithë ne bashkëlojtarët”, përfundoi Pepe.