Pepe: Ky futbollist është më i mirë se Messi

Pepe beson se ish bashkëlojtari i tij, Pele, ishte futbollist superior ndaj yllit të Argjentinës, Lionel Messi.

Sport

01/07/2016 13:09

Legjenda e Brazilit dhe Santosit, Pepe beson se ish bashkëlojtari i tij, Pele, ishte futbollist superior ndaj yllit të Argjentinës, Lionel Messi.

Pepe është një prej ikonave të Brazilit për rolin e tij në sukseset në Kampionatin botëror 1958 dhe 1962.

Kurse, ai beson se Pele është futbollisti më i madh nga të gjithë.

“Messi është futbollist i jashtëzakonshëm, është kënaqësi kur e ndizni televizorin për ta shikuar duke luajtur”, deklaroi Pepe për “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, ende besoj se Pele është superior dhe shumë më i mirë se ai”, theksoi Pepe.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.