Pepe: Ky është klubi ku dua të transferohet Ronaldo

Pepe ka thënë se do të dëshironte të ribashkohej me yllin e "Los Blancos" te skuadra e Besiktasit.

Sport

23/11/2017 13:04

Pepe i ka bërë thirrje Cristiano Ronaldos t’i bashkohet atij te skuadra e Besiktasit.

Ish mbrojtësi i Real Madridit ka thënë se do të dëshironte të ribashkohej me yllin e “Los Blancos” te klubi turk.

“Nëse mund të zgjedh, dhe nëse do të ishte e mundur, do të dëshiroja ta kisha Cristiano Ronaldon në Besiktas”, deklaroi Pepe për “CNN”, përcjell “lajmi.net”.

“Është një person për të cilin kam respekt maksimal”, u shpreh ai. /Lajmi.net/