Pepe kundër Mourinhos

Pepe i është kundërpërgjigjur ish trajnerit Jose Mourinho pasi menaxheri i Chelseas theksoi se futbollistët e Real Madridit “kalojnë kohë të gjatë duke u shikuar para pasqyrës”. 51-vjeçari kaloi tri vite në drejtim të Los Blancos, para largimit nga klubi në fund të sezonit të shkuar. Ai e shfrytëzoi rastin për të kritikuar ish futbollistët…

Sport

12/03/2014 11:59

Pepe i është kundërpërgjigjur ish trajnerit Jose Mourinho pasi menaxheri i Chelseas theksoi se futbollistët e Real Madridit “kalojnë kohë të gjatë duke u shikuar para pasqyrës”.

51-vjeçari kaloi tri vite në drejtim të Los Blancos, para largimit nga klubi në fund të sezonit të shkuar.

Ai e shfrytëzoi rastin për të kritikuar ish futbollistët e tij javën e kaluar, por reprezentuesi portugez refuzoi të merr seriozisht komentet e bashkëkombësit të tij.

“Duket se Mou ishte i vetmi person që zgjohet në mëngjes dhe nuk e shikon veten në pasqyre”, deklaroi Pepe për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Ne nuk do të merremi me të. Është pjesë e jetës së përditshme dhe nuk ka ndikuar aspak tek ne. Është mjaft normale për ne që të përkujdesemi për dukjen tone dhe të krijojmë përshtypje të mira për klubin për të cilin luajnë, Real Madrid. Kur jemi në prani të kamerave, në media, e të tjera, mendoj se është e pranueshme”.