Pepe e gëzon Shqipërinë
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë lajme shumë të mira para ndeshjes me Portugalinë, pasi Pepe është në dyshim për këtë takim.
Sport
Portugalia, gjithnjë sipas mediave, besohet se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit më të mirë të skuadrës, Pepe.
Ndeshja Portugali-Shqipëri zhvillohet të dielën, ndërsa përpos Pepes, Portugalisë në këtë takim do t’i mungojë edhe lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
Shqipëria e ka rastin më të mirë për të fituar këtë takim, i cili do t’i jepte një shtysë të madhe kësaj skuadre për ndeshjet tjera të vështira.