Pepe blen ushqim për të varfrit (Foto)

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është treguar humanist duke blerë 9000 kilogramë ushqim për familjet e varfra në prag të festave të fundvitit. 

Sport

12/12/2014 13:13

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, shpesherë është përshkruar si shembull i keq për disa veprime të dhunshme në fushën e lojës.

Mirëpo, ai u përkujdes që t’i tregojë të gjithëve se di të jetë edhe humanist i madh.

Reprezentuesi portugez ka blerë 9000 kilogramë ushqim për familjet e varfra në prag të festave të fundvitit.

Përveç se i pagoi ato, Pepe u përkujdes që personalisht t’ia dorëzojë familjeve ushqimin.

Një gjest i mrekullueshëm nga futbollisti i skuadrës kampione të Evropës.