Pep: Ky futbollist më kujton Eto’on, do bëhet si Ronaldo

Pep Guardiola ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sport

17/11/2017 20:14

Trajneri spanjoll, në konferencë për shtyp, ka thënë se Jesus i kujton sulmuesin Eto’o, ndërsa ka shtuar se braziliani mund të bëhet si bashkëvendësi i tij, Ronaldo.

“Ai është një nga sulmuesit më luftarakë që e kam takuar. Ma kujton Eto’n se si luan. Është shumë i mirë në presion si askush tjetër”, ka deklaruar Guardiola.

Ndërsa në zonë është i pamëshirshëm. Mendoj se do të bëhet si Ronaldo, ka kualitete të ngjashme” ka thënë trajneri spanjoll./Lajmi.net/