Penza, fituese e Kupës së Kosovës

Penza është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Skuadra pejane ia doli ta mposht Sigal Prishtinën me rezultat 71:63 (18:7, 11:22, 24:13, 18:21), në finale të këtij kompeticioni, në një ndeshje mjaft interesante të zhvilluar në Pallatin e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Të dyja skuadrave ju kanë takuar nga…

Sport

30/03/2014 19:28

Penza është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Skuadra pejane ia doli ta mposht Sigal Prishtinën me rezultat 71:63 (18:7, 11:22, 24:13, 18:21), në finale të këtij kompeticioni, në një ndeshje mjaft interesante të zhvilluar në Pallatin e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë.

Të dyja skuadrave ju kanë takuar nga dy çerekë, por skuadra ‘verdhezi’ i fitoi me rezultat më bindës dy 10 minutësha, kështu që me plot meritë e festoi trofeun e parë për vitin 2014.