Pentagoni paralajmëron luftë

Një nga zyrtarët e Pentagonit ka deklaruar se mënyra e vetme për të shkatërruar plotësisht të gjitha pjesët e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut është përmes një pushtimi tokësor.

Bota

06/11/2017 09:34

Admirali Admiral Michael Dumont shprehu mendimin në emër të Shefave të Përbashkët të Shtabit në një letër për Kongresmenin Ted Lieu, raporton “BBC”.

Dumont tha se llogaritja e shifrave të mundshme të viktimave do të ishte jashtëzakonisht e vështirë. Ai gjithashtu dha disa detaje mbi orët e para të luftës.

“E vetmja mënyrë për të gjetur dhe shkatërruar me siguri të plotë, të gjitha komponentët e programeve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut është nëpërmjet një pushtimi terren”, shkroi ai në përgjigje të pyetjeve të Kongresmenit Lieu lidhur me një konflikt të mundshëm.

Të shtunën, 15 ligjvënës demokratë dhe një republikanë lëshuan një deklaratë në përgjigje të letrës së zotit Dumont që thoshte se masat e nevojshme për të shkatërruar arsenalin e Penianit ishin thellësisht shqetësuese, shkruan syri.net. Lieu tha se “është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se si do të dukej një luftë me një fuqi bërthamore”.

Ai tha se prej rreth 300 mijë njerëzve që mund të vriteshin në ditët e para, më shumë se 100 mijë do të ishin amerikanë. Demokrati Gallego tha se ligjvënësit “duan të sigurohen për transparencë të plotë dhe të dhëna të për publikun rreth asaj që mund të ndodhë nëse udhëheqësit civilë bëjnë përllogaritje të gabuara.”

Sipas planit të Pentagonit, mund të kishte edhe një përgjigje potenciale bërthamor nga Korenë e Veriut, ndërsa forcat amerikane do të përpiqeshin të çaktivizonin armët bërthamore.

Theksojmë se Shefat e Shtabeve të Përbashkët këshillojnë drejtpërdrejt Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çështjet ushtarake.