Pentagoni nënshkruan marrëveshje me Apple, për të prodhuar pajisje për ushtarë

Pentagoni ka nënshkruar një marrëveshje me Apple dhe Boeing për të krijuar monitorë të shëndetit për ushtarët dhe senzorë të mençur për armët.

Auto & Tek

29/08/2015 18:33

Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter do të njoftojë sot se Pentagoni është duke financuar një sipërmarrje të re për të ndërtuar pajisje elektronike dhe sensorë që mund të futen në rroba apo në sipërfaqet e avionëve dhe anijeve.

Ky investim i lartë teknologjik do të prodhojë pajisje veshëse që monitorojnë shëndetin e ushtarit, të cilat do të futen në rrobat e ushtarëve, transmeton Lajmi.net.

Këta sensorë do të mund të shfaqnin problemet strukturore ose paralajmërimet e ndryshme. Sipas planit, Pentagoni do të sigurojë $75 milionë dhe industria, akademia dhe qeveria do të kontribuojë me $96 milionë për 5 vitet e ardhshme për të krijuar këto pajisje të teknologjisë së lartë. (Lajmi.net)