Pentagoni: Dy ushtarë janë vrarë nga sulmi në Afganistan

Pentagoni ka konfirmuar se dy ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulm me makinë bombë kundër një konvoji afër trupave të NATO-s në qytetin Kandahar të Afganistanit.

Bota

02/08/2017 21:00

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, kapiteni, Jeff David, ka konfirmuar për dy vdekjet mirëpo nuk ka dhënë detaje se sa ushtarë të tjerë janë lënduar apo rreth kombësive të tyre.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kanë vrarë 15 ushtarë të NATO-s.

Zyrtarët afganë kanë thënë se makina bombë ka shpërthyer në zonën Daman të Kandaharit.

Në Afganistan aktualisht ndodhen afrër 13,500 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Administrata amerikane është në proces të vendosjes nëse do të dërgojë trupa shtesë në këtë vend për të luftuar kundër militantëve talibanë.