Pensionohet Zanetti?

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar se Javier Zanetti do të vazhdojë të jetë i përfshirë në klub. Në javët e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se mbrojtësi argjentinas mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni. Mirëpo, Thohir ka insistuar se Zanetti do të mbetet në Inter, por në një…

Sport

11/03/2014 20:00

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar se Javier Zanetti do të vazhdojë të jetë i përfshirë në klub.

Në javët e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se mbrojtësi argjentinas mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mirëpo, Thohir ka insistuar se Zanetti do të mbetet në Inter, por në një rol tjetër, duke krijuar dyshime se argjentinasi mund të pensionohet.

“Duam që ai të jetë ende protagonist në këta tre muajt e mbetur si futbollist, pastaj do të mbetet në Inter në një rol tjetër”, deklaroi biznesmeni nga Indonezia për Premium Calcio.

Thohir ka komentuar edhe formën e skuadrës së tij dhe garën në Serie A.

“Serie A nuk është një kampionat i lehtë. Ekipi ka përmirësuar paraqitjet në periudhën e fundit andaj duam që t’i bëjmë një dhuratë tifozëve”, u shpreh ai.

Inter ka kaluar një stinor dëshpërues dhe shumë vështirë se do të arrijë të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.