Pensionohet sulmuesi që cilësohej si “vjedhja” e shekullit (VIDEO)

Ashtu siç erdhi shpejtë për të bërë shumë bujë, ashtu edhe u largua nga futbolli.

Sport

17/07/2017 23:55

Ky është futbollisti i pafat Michu, që u bë hit në mbarë botën e futbollit në vitin 2012 me transferimin në Premierligë te Swansea nga Rayo Vallecano, është detyruar të lë futbollin pas shumë lëndimeve.

Pesë vjet më parë, ai në fanellën e skuadrës nga Uellsi pati magjepsur në sezonin e parë në Premierligë, duke shënuar 22 gola, duke u renditur i pesti në listën e golashënuesve pas Wayne Rooney, Kun Aguero, Theo Walcott dhe Carlos Tevez.

Legjenda Gary Lineker ishte ndër tifozët më të mëdhenj të tij në Premierligë, duke e cilësuar si “vjedhja” e shekullit transferimin e tij për vetëm dy milionë euro nga Swansea, ndërsa ishte tallur me Manchester Unitedin dhe Alex Fergusonin që nuk patën arritur të nënshkruajnë me të.

YouTube player

Pas sezonit të parë fantastik, ai u kërkua nga gjithë Evropa, por Swansea vendosi ta mbajë duke kërkuar pastaj 30 milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, në sezonin e ardhshëm ai shënoi vetëm dy gola në 17 paraqitje, për t’u huazuar pastaj në Serie A te Napoli.

Shkaku i shumë lëndimeve ai arriti të paraqitet vetëm gjashtë herë në fanellën e Napolit

Edhe kthimi te Swansea nuk ishte më i miri, pasi u përcoll me shumë lëndime, duke bërë që skuadra nga Premierliga në nëntor të vitit 2015 t’ia ndërpresë kontratën.

Pas kësaj, Michu tentoi të rikthehet në futboll duke iu bashkëngjitur skuadrës së tij te parë në ligën e katërt të Spanjës, Real Oviedo. Pas një sezoni të dobët, ku në 27 paraqitje shënoi vetëm një gol, ai vendosi që në moshën 31 vjeçare të përfundojë karrierën e tij, për të vazhduar kontributin në futboll si trajner apo menaxher./Lajmi.net/