Pensionohet Pires

Ish mesfushori i Francës, Robert Pires është pensionuar nga futbolli.

Sport

25/02/2016 14:16

Robert Pires i ka dhënë lamtumirën e tij futbollit.

Ish mesfushori francez, kampion i botës nga viti 1998 ka vendosur të pensionohet në moshën 42-vjeç.

“Jam 42 vjeç, mendoj se ka ardhur koha të them mjaft”, deklaroi Pires për “Bein Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Mbi të gjitha, besoj se u kam lënë hapësirë të rinjve. Përvoja ime e fundit ishte në Indi”, u shpreh ai.

Pires karrierën më të ndritur e kaloi në Arsenal dhe Villarreal.