Pensionohet Messi, mesazh fantastik nga Ronaldo

Ronaldo ka thënë se të gjithë ndihen të braktisur pas vendimit të Lionel Messit për pensionim nga futbolli ndërkombëtar.

Sport

01/07/2016 08:45

Ronaldo kërkon respektimin e vendimit të Lionel Messit për pensionim nga futbolli ndërkombëtar.

Legjenda e Brazilit shpreson se ylli i Argjentinës do ta ndërrojë mendjen pas tërheqjes nga ekipi, pas humbjes nga Kili në finalen e Copa America Centenario.

“Është zgjedhje personale e Messit dhe ne të gjithë duhet ta respektojmë. Por, ne të gjithë ndjehemi të braktisur dhe shpresoj shumë që Messi do të ndërroj mendje”, tha Ronaldo për Xinhua, përcjell “Lajmi.net”.

Messi është duke marrë thirrje të vazhdueshme për tërheqje të vendimit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.