Pensionohet Mayweather (FOTO)

Floyd Mayweather do të tërhiqet nga boksi pas meçit me Conor McGregor.

Sport

10/08/2017 09:49

Floyd Mayweather edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të pensionohet nga boksi pas meçit me britanikun Conor McGregor.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një interviste për ESPN, ku tha se për këtë luftë kishte bërë përjashtim, pasi i kishte premtuar promotorit të tij, Al Haymon.

“Unë e kam përfunduar, është e pamundur që të ndeshem me Canelo ose Golovkin. Ia kam dhënë fjalën Al Haymon, ja kam shtrënguar dorën dhe i kam thënë se lufta me McGregor do të jetë e fundit në karrierën time”, tha Mayweather.