‘Pensionohet’ Justin Bieber

Njëri prej këngëtarëve më të dashur në planet, Justin Bieber, e ka konfirmuar ‘pensionimin’ nga skena muzikore, duke e bërë një postim në rrjetin social, Twitter. “Mediat flasin shumë për mua, thonë plot gënjeshtra dhe duan që unë të dështoj. Por, unë nuk do t’ju lë kurrë, do ta kem një jetë me stil”, ka…

ShowBiz

27/12/2013 10:00

Njëri prej këngëtarëve më të dashur në planet, Justin Bieber, e ka konfirmuar ‘pensionimin’ nga skena muzikore, duke e bërë një postim në rrjetin social, Twitter.

“Mediat flasin shumë për mua, thonë plot gënjeshtra dhe duan që unë të dështoj. Por, unë nuk do t’ju lë kurrë, do ta kem një jetë me stil”, ka shkruar këngëtari i ri kanadez. Shenjat nga presioni mediatik janë vërejtur tashmë tek 19 vjeçari, duke bërë që jeta e tij të ç’rregullohet.

Në postimet tjera në këtë rrjet social, këngëtari i dashur nga adoleshentët ka folur për shijimin e festave të fundvitit me familjen dhe me njerëzit më të dashur.

Bieber e kishte paralajmëruar tërheqjen nga muzika javën e kaluar, por më pas menaxheri i tij kishte thënë se bëhej fjalë për një shaka. Tash, konfirmimi arriti nga vetë këngëtari i albumit ‘Believe’, që pritet të dalë shumë shpejt në treg, ndoshta i pari dhe i fundit për Justin Bieber.