Pensionisti 27 vjeçar

Brenton Hayden është njëri prej pensionistëve më të rinj në glob, për këtë mund të vëmë bast. Kur i kishte 21 vjet, ai ia kishte vënë vetes një objektiv: atë që të ndalet së punuari kur t’i mbush 27 vjet. Sa milionerë (apo miliarderë) do të arrinin të kënaqeshin aq shpejt me paratë e fituara…

Lifestyle

31/01/2014 18:43

Brenton Hayden është njëri prej pensionistëve më të rinj në glob, për këtë mund të vëmë bast. Kur i kishte 21 vjet, ai ia kishte vënë vetes një objektiv: atë që të ndalet së punuari kur t’i mbush 27 vjet.

Sa milionerë (apo miliarderë) do të arrinin të kënaqeshin aq shpejt me paratë e fituara dhe ta lënë ‘tavolinën e gjelbër’? Pak, në të vërtetë.

Për disa, puna dhe bizneset janë thelbësore për një adrenalinë të pabesyeshme, por jo edhe për Hayden. Arsyeja e tij është e thjeshtë:

“Nuk e kuptoj se përse fjala ‘dembel’ gjithmonë shihet si një gjë negative. Unë jam një fans i madh i dembelisë. Ja përse: dembelia është një motiv për të shkuar nga pika A në pikën B, sa më shpejtë të jetë e mundur. Një person dembel e di se janë disa eksperienca dhe gjëra zbavitëse që mund t’i provojë”, deklaroi ai.

Në një shoqëri produktive si ajo amerikane, rreziku i një pensioni të parakohshëm është një ‘vdekje sociale’ tek sytë e atyre që e shohin punën dhe përfitimin si parametrat e vetëm të një jete të plotë dhe të përjetuar vërtetë.

Por, për Hayden vlen e kundërta. “Çdokush e ka një version për atë që ndodh pas vdekjes. E imja është e thjeshtë: je i vdekur. Është fundi. ‘Game Over’. Faleminderit dhe lamtumirë”.

Për ta ‘shpaguar’ luksin për të qenë dembel, megjithatë nevojitet të punosh shumë dhe me inteligjencë. Dhe, Hayden e bëri këtë me mençuri.

Nga mosha 21 deri në 27 vjeç, ai punoi me mendjemprehtësi dhe inteligjencë, duke e zhvilluar mjaft mirë kompaninë e tij ‘Renters Ëarehouse’.

Një ditë, derisa ishte për pushime në Ishujt e Virgjër, gruaja i tha se përse ishte duke qëndruar ende në kompjuter, duke e pasur parasysh se i kishte kaluar disa muaj pasi ishte bërë 27 vjeç.

Brendon e bëri një matematikë me xhepin e tij, duke vlerësuar se 20 milionë dollarët e akumuluar në karrierën e tij të re, ishin të mjaftueshëm për ta bërë një jetë stabile dhe vendosi ta shijojë pensionimin e parakohshëm.