Pensionimi i legjendës

Një lajm i dhimbshëm për të gjithë adhuruesit e futbollit – është ky lajmi i pensionimit të njëri prej trajnerëve më të mirë në historinë e këtij sporti, Sir Alex Ferguson. Skocezi u pensionua gjatë verës pas 27 viteve në krye të ekipit dhe 49 trofeve të fituara. Duke zbuluar lajmin, ai tha: “Vendimi për…

Sport

31/12/2013 17:20

Një lajm i dhimbshëm për të gjithë adhuruesit e futbollit – është ky lajmi i pensionimit të njëri prej trajnerëve më të mirë në historinë e këtij sporti, Sir Alex Ferguson.

Skocezi u pensionua gjatë verës pas 27 viteve në krye të ekipit dhe 49 trofeve të fituara.

Duke zbuluar lajmin, ai tha: “Vendimi për t’u pensionuar është një gjë që e kam menduar shumë dhe të cilin nuk e kam pasur lehtë ta marrë. Tani është koha e duhur”. “Është e rëndësishme për mua që ta lë klubin në gjendjen më të mirë të mundshme dhe unë besoj se e kam bërë këtë. Kualiteti i kësaj skuadre fituese dhe baraspesha e moshës në të përshtatet mirë që të vazhdojë të ketë sukses, ndërsa struktura e të rinjve do të sigurojë që e ardhmja e skuadrës të jetë e ndritshme”.

“Duke shikuar përpara, jam shumë i gëzuar që do të marr rolin e drejtorit dhe ambasadorit të klubit. Me këto aktivitete, së bashku me shumë interesa të tjera, unë po shikoj përpara drejt të ardhmes”.

“Më duhet ta falënderoj familjen time, sepse dashuria dhe mbështetja e tyre ka qenë esenciale. Gruaja ime Cathy ka qenë figurë kryesore gjatë karrierës sime, duke më dhënë stabilitet dhe shtytje. Fjalët nuk janë të mjaftueshme që ta shpjegoj se sa shumë ka pasur rëndësi kjo për mua”.