Penisi i shpëton jetën çiklistit

Mjekët thonë se ka qenë një mrekulli fakti që rrufeja nuk i ka prekur zemrën.

Fun

05/07/2016 21:12

 

Organi gjenital i ka shpëtuar jetën një çiklisti kroat, pasi u godit nga një rrufe. 41-vjeçari Zoran Jurkoviq po dëgjonte muzikë me kufje kur një rrufe e goditi në kokë dhe u tokëzua përmes penisit të tij.

Mjekët thonë se ka qenë një mrekulli fakti që rrufeja nuk i ka prekur zemrën.

Duke qenë se kishte veshur atlete gome, rrufeja nuk u tokëzua nëpërmjet këmbëve, por, pasi e goditi në kokë, rrufeja ndoqi telat e kufjeve dhe u tokëzua përmes organit gjenital, me ndihmën e një radioje të vogël që Jurkoviq e mbante të lidhur në bel.