Pengu detyrohet të hiperbolizojë fuqinë e ‘Shtetit Islamik’

Militantët e “Shtetit Islamik” kanë lëshuar videon e radhës, ku paraqitet pengu britanik, gazetari John Cantile, i cili detyrohet të jep leksion perëndimit mbi sulmet në Siri e Irak.

Bota

23/09/2014 09:50

Britaniku Cantlie, i cili paraqitet në këtë video pesë minutash, i mbajtur peng nga “Shteti Islamik”,  i drejtohet presidentit amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar që të mos sulmojë Shtetin Islamik, raporton RFE.

Cantlie, i veshur me një këmishë portokalli, me flokë të qethur shkurt, e përshkruan “Shtetin Islamik” si lëvizjen më të fuqishme xhihadiste që ka parë në historinë e kohëve të fundit, duke shtuar se  “ky shtet nuk mund të dëmtohet e as shkatërrohet nga Shtetet e Bashkuara”.

Ndryshe militantët e Shtetit Islamik, përmes videove të tilla, kanë ekzekutuar me prerje të kokës, dy gazetarë amerikanë dhe një punëtor humanitar britanik.

Videoja e fundit, thuhet se është regjistruar pak para se Shtetet e Bashkuara të fillojnë sulmet ajrore në Siri, të hënën mbrëma.