Pengmarrja në Sydney, pretendohet për katër bomba

E plotësuar – 09:50: Channel Ten ka biseduar me dy nga pesë pengjet që kanë arritur të arratisen nga kafiteria ku një person i armatosur po mbanë të ngujuar dhjetëra persona. 

Bota

15/12/2014 01:34

Ata i kanë se pengmarrësi ka thënë t’i ketë katër bomba, dy brenda në kafiteri dhe dy në qendrën financiare. 

________________________________

Drama e pengmarrjes nga një xhihadist: Arratisen 5 pengje (Video)

E plotësuar – 7:55:Drama e pengmarrjes nga një xhihadist në një kafiteri në zonën biznesore në Sydney po vazhdon për orë të tëra. Në fillim u raportua për 13 persona të marrë peng, ndërsa tani policia flet për rreth 50 persona. 

Deri tani kanë arritur të arratisen pesë persona, dy femra dhe tre meshkuj. 



Pamjet nga televizionet që po përcjellin live këtë dramë tregojnë klientët brenda një kafiterisë që qëndrojnë në këmbë me duart e tyre të mbështetur në dritare ku mbajnë një flamur, i cili besohet të jetë i xhihadistëve.

Personi i armatosur që besohet të jetë i vetëm ka kërkuar të flas me kryeministrin australian, Tony Abbott.

Raportohet se ai është i armatosur me një armë gjahu.

____________________________

20 pengje në një kafiteri në Sydney, shihet një flamur islamik (Foto)

E plotësuar – 02:10:Flamuri shfaqur nga pengjet brenda në kafiterinë Lindt në Sydney i përket grupit ekstremist, Jabhat al Nusra, të cilët janë duke luftuar kundër qeverisë së Asadit në Siri.

Ky flamur ndryshon nga flamuri që e përdor grupi tjetër terrorist ISIS.

Froni Al Nusra apo Froni i Fitores, Jabhat al-Nusra është një grup sirian me bazë ekstremiste sunni që aderon në ideologjinë globale xhihadiste të al-Kaidës.

Al-Kaida në Irak (AQI) dërgoi operativë në Siri në fund të vitit 2011 me qëllim të krijimit të Jabhat al-Nusra për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

_________________________________
 
Rreth 20 pengje janë duke u mbajtur në një kafene në Sydney të Australisë nga një njeri i armatosur me një armë gjahu dhe me lidhje të mundshme me organizata terroriste.
 
Alarmi u ngrit rreth 09:45 sipas orës lokale, pas raportimit se një burrë me një armë gjahu ka marrë peng disa njerëz në një kafene, raportojnë mediat australiane. 
 
Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar një operacion. 
 
Aty thuhet të jenë shumë policë duke përfshirë edhe detektiv me rroba civile, por për momentin nuk ka ndonjë hollësi. 
 
Pengjetbrenda kafenesë kanë qenë të detyruar të mbajnë në dritare një flamur të zi ku shkruan se “Allahu është një dhe Muhamedi i dërguari i tij”. 
 
Thuhet se flamuri nuk i përket organizatës ISIS. (lajmi.net)