Pengesa më e madhe e Interit ndaj Barcelonës

Barcelona dhe Interi janë në pikën kulminante të tyre.

Sport

24/10/2018 09:41

Barcelona u këndell ndaj Sevillës, ndërsa Interi e vazhdoi ecurinë e fitoreve, duke e mposhtur Milanin në fundjavë.

Skuadra katalonase do të jetë sonte pa Messin në përballjen ndaj nerazurëve në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të shpresoj në Luis Suarezin dhe Philippe Coutinhon.

Jo vetëm në këta dy lojtarë, Barcelona do të lutet që Samuel Umtiti të jetë në formën e tij më të mirë, që tu bëjë ballë lëvizjeve të Icardit dhe Perisicit, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi francez tashmë njihet se është një tank në mbrojtje, andaj kur ai është në formën e tij ideale, atëherë vështirë se ndonjë lojtarë mund ta kaloj atë. /Lajmi.net/