Pence: Premtim për përgjigje “gjithpërfshirëse” ndaj Koresë Veriore

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i ka tërhequr vërejtjen Koresë Veriore për të mos e testuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, duke premtuar se Uashingtoni do ta bëjë një përgjigje “gjithpërfshirëse dhe efektive” ndaj çfarëdo sulmi.

Bota

19/04/2017 10:36

Mëtutje, duke folur sot në aeroplanbartësin amerikan, USS Ronald Reagan, në Japoni, zoti Pence tha se Koreja Veriore është “kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë në rajonin Azi-Paqësor”.

Ai tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të vazhdoj të “punoj në mënyrë të zellshme” me vendet e tjera, për të ndërmarrë presion ekonomik dhe diplomatik kundër Phenianit, por theksoi se Shtetet e Bashkuara “gjithnjë do të synojnë paqe”.

Pence është shprehur se “mburoja qëndron në mbrojtje, ndërsa shpata qëndron e gatshme”.

Këto komente u bënë një ditë pasi dështoi një lansim raketor i Koresë Veriore.

Gjatë viteve të fundit, Pheniani i ka përshpejtuar testet e veta atomike dhe raketore, përkundër dënimit ndërkombëtar dhe sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.