Pence do të udhëheqë delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe gruaja e tij Karen Pence, do të udhëheqin delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin tjetër në Korenë Jugore, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Bota

10/01/2018 19:32

Pence po ashtu do të vizitojë Alaskën dhe Japoninë në kuadër të këtij udhëtimi. Pence me këtë rast do të deklarojë edhe një herë tek liderët e Japonisë dhe Koresë Jugore se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për stabilitet në rajon, shkruan Reuters, transmeton REL.

Lojërat Olimpike Dimërore, nisin më 9 shkurt, në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean, sidomos pas testeve bërthamore të Korese Veriore dhe deklaratave të njëpasnjëshme në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të martën se nuk është planfikuar ndonjë takim ne mes të delegacionit amerikan dhe atij të Koresë Veriore.