Penaltia e shpëton Bayernin (Video)

Bayern Munich ka shënuar fitore minimale kundër CSKA-s, falë një penaltie të shndërruar në gol nga Thomas Muller.

Sport

30/09/2014 20:51

Ndeshja filloi me një intensitet mjaft të ulët, duke parë motin e ftohtë që është në Rusi. Bavarezët e kishin posedimin dhe ndeshjen nën kontroll.

Në minutën e 22′, Thomas Muller arrin që ta shndërrojë në gol një penalti të akurduar për skuadrën e tij. Deri në fund të pjesës së parë, rezultati ishte i pandryshueshëm.

Pjesa e dytë ishte e qetë. Vendasit tentuan të barazojnë rezultatin, por nuk arritën ta bëjnë një gjë të tillë.

Me këtë fitore, Bayerni është në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshje duke kryesuar në Grupin E.

Video