Penallti qesharake

Trajneri i Ajaxit, Frank De Boer akuzoi Mario Balotellit se “krijoi teatër” duke fituar penallti në çastet e fundit të barazimit 1-1 të martën mbrëma në duelin e Grupit H. Balotelli u rrëzua pas një dueli me Va nder Hoorn, edhe pse në shikim të parë dukej se ishte italiani ai që shkaktoi ndërhyrje të…

Sport

02/10/2013 10:00

Trajneri i Ajaxit, Frank De Boer akuzoi Mario Balotellit se “krijoi teatër” duke fituar penallti në çastet e fundit të barazimit 1-1 të martën mbrëma në duelin e Grupit H.

Balotelli u rrëzua pas një dueli me Va nder Hoorn, edhe pse në shikim të parë dukej se ishte italiani ai që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në sulm.

Por, u akordua penallti dhe Balotelli e konkretizoi duke siguruar një pikë për Rossonerët.

“Me Balotellin ju e dini se ai mund të shënojë nga asgjë dhe të krijojë teatër. Kjo na kushtoi dy pikë”, u ankua De Boer. “Pika vjen me një shije të hidhur. Mënyra se si u akordua penalltia është dëshpëruese. Ishte penallti qesharake”, u shpreh ish mesfushori i Holandës.