Penallti e çuditshme, a ishte gol? (VIDEO)

Xhirimi i një penalltie të publikuar nga Youth Football Scotland ka shkaktuar një debat të gjerë, nëse është dashur të pranohej goli, që erdhi në mënyrë të çuditshme.

Sport

13/06/2015 15:44

Youth Football Scotland ka publikuar një xhirim të një penalltie nga finalja e skuadrave U-14, ku goli u akordua në rrethana të çuditshme.

Ekzekutuesi, me fanellë të verdhë me numrin 4, duket i dëshpëruar kur portieri e ndal goditjen e tij.

Mirëpo, ky i fundit më pas e lëshon topin nga duart dhe ai përfundoi brenda në rrjetë, kur edhe u akordua goli.

Arsyeja? Topi përfundoi brenda. Por, a ishte vendim i drejtë? Vendosni vetë.

YouTube player