Pema që është “e arrestuar” tash e 118 vite

Derisa besohej se kjo ngjarje është vetëm një legjendë urbane - në saje të fotografive provohet se me të vërtetë ka ndodhur dikur.

Fun

27/09/2016 19:22

Kjo pemë e vendosur në qytetin Landi Kotal të Pakistanit është “arrestuar” në vitin 1898 dhe ende qëndron nën zingjirë.

Një polic i dehur duke kaluar pranë pemës ajo kishte lëvizur nga era dhe polici ishte ndjerë i kërcënuar nga lëvizjet e papritura të saj dhe e kishte arrestuar atë duke e lidhur me zingjirë, përcjell lajmi.net

Kjo tingllon mjaftë e çuditshme, por tani e 118 vite me rradhë pema mbetet e lidhur me zingjirë dhe në të është vendosur një shenjë që shkruan: “Unë jam në arrest”.

Besohej se kjo histori ishte vetëm një legjendë urbane, deri në vitin 2002 kur pakistanezi Nasir Farooq e ka konfirmuar për The Telegraph se e gjithë kjo histori ishte e vërtetë.

Tani kjo pemë e arrestuar tërheq shumë turist dhe mbetet një nga historitë më qesharake./lajmi.net

112 121 122