Pema plastike e Vitit të Ri shkakton alergji?

Periudha e Vitit të Ri mund të jetë e rrezikshme. Gjithsesi, pa krijuar ndonjë alarm të madh, përveç dhuratave që ndoshta mund të gjeni poshtë pemës së festës, mund të gjeni edhe alergji të bezdisshme. Të paktën kështu thuhet nga rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti “Upstate”.

Lifestyle

12/12/2014 16:35

Problemet më të mëdha ndoshta i sjellë pema artificiale që përdoret për zbukurim. Ruajtja e tyre për një vit në bodrum shkakton një akumulim të madh të pluhurit, që gjatë dekorimit mund të përhapet në gjithë shtëpinë duke provokuar alergji të llojeve të ndryshme, transmeton Lajmi.net.

Por, cilat janë këshillat për të reduktuar në minimum ndikimin negativ që pema plastike mund të ketë mbi shëndetin tonë?

Është mirë që pemën, pak ditë para se ta nxirrni nga bodrumi ta pastroni me ujë të bollshëm, sepse kjo do të kontribuonte në mbajtjen sa më larg të baktereve. Ndërkohë, për të reduktuar rrezikun, mbajeni brenda në shtëpi jo më shumë se 10 ditë, duke përdorur një pastrues të saj kohë pas kohe.

Përveç që pema plastike shkakton pluhur dhe myk, dëme shëndetësore mund të shkaktojë edhe vetë plastika nga e cila është e krijuar pema, transmeton Lajmi.net.

Materialet plastike me të cilat është bërë pema apo dekoracionet mund të shkaktojnë ekzema dhe dermatit. Por edhe zbukurimet që vendosen në to mund të provokojnë manifestime alergjike nëse preken shpeshherë.

Kujdes duhet të tregoni edhe ndaj yjeve tradicionale që vendosen në maje të pemës, pasi që edhe ato përmbajnë të njëjtën substancë irrituese.