Pema e veçantë 1,500 vjeçare në një tempull budist mahnitë të gjithë (Foto)

Pema është e njohur si "Fierlis".

Fun

26/11/2015 21:11

Mijëra njerëz nga e gjithë Kina janë drejtuar për në Malet Zhongnan për t’u kënaqur me pamjen e një peme të thjeshtë por të bukur, e cila është duke i lëshuar gjethet e saj për të 1,400-ën herë.

Gjethet e pemës së mirënjohur fillojnë të bien rreth mesit të nëntorit, ku ngjyra e verdhë që ato e kanë i ka bërë shumë njerëz që t’i shpërndajnë fotografitë e saj me të madhe në rrjetet sociale.

Siç tregojnë edhe fotografitë e transmetuara më poshtë nga lajmi.net, gjethet e kësaj peme krijojnë një “det të verdhë” në oborrin e saj – aty ku murgjit nga tempulli fqinj meditojnë.

Pemët “Xhinko” shpesh referohen si “fosile të gjalla”, pasi që nuk kanë ndryshuar për më shumë se 200 milionë vjet përkundër ndryshimeve të mëdha klimatike. (lajmi.net)

Screenshot_11 Screenshot_12Screenshot_13 Screenshot_14 Screenshot_15Screenshot_16 Screenshot_17 tree