Pema artificiale që pastron ajrin

Shkencëtarët thonë se projekti më i fundit eksperimental, ai i krijimit të një kulle që pastron ajrin, duket se ka nisur të funksionojë në Kinë.

Auto & Tek

04/01/2019 08:57

Shkencëtarët e institutit të Tokës dhe Mjedisit, në Akademinë e Shkencave të Kinës, thanë se kanë parë përmirësime në cilësinë e ajrit në një hapësirë prej 7.7 km, transmeton top channel.

Kulla është 100 metra e lartë dhe funksionon duke krijuar shtresa të mbuluara serrash, të cilat thithin ajrin, e ngrohin nëpërmjet energjisë diellore dhe pastaj e qarkullojnë nëpër shumë filtra pastrues.

Qyteti ku është testuar projekti ka pasur ndotje të lartë, dhe pajisja duket se ka dhënë rezultat.