Pëlqehet “Lema” nga Adelina Berisha dhe Blasta

Dyshja Adelina Berisha dhe Blasta dje kanë lansuar projektin më të ri.

ShowBiz

12/08/2018 19:59

Ata publikuan projektin me titull “Lema”, të cilit ia shoqëruan edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Projekti është prodhim i kompanisë Max, kurse muzika dhe teksti janë bërë nga Fifi dhe Apollo.

Kënga e re është dueti i dytë mes tyre, pas suksesit që kishin me “Diçka më shumë” publikuar vite më parë.

Projekti “Lema” po pritet mirë nga publiku, për 24 orë nga publikimi ka marrë mbi 600 mijë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player