Pëlqehet kënga e re “That’s mine” e Gashit dhe Ledrit

Para pak ditëve, reperët Ledri Vula dhe Gashi sollën projektin e ri "That's mine".

ShowBiz

19/02/2019 19:19

Kjo këngë e shumëpritur u pëlqye mjaft shumë nga publiku ku për pak ditë ka mbledhur mbi një milion shikime në YouTube, shkruan lajmi.net.

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, i është gëzuar këtij suksesi të cilin e ndau edhe me fansat në rrjetet sociale.

“1 Milion, shkojmë”, ka shkruar ai krahas postimit të publikuar në Instagram.

Theksojmë se, disa prej skenave të klipit shihet se janë realizuar në Kosovë, por edhe përtej oqeanit Atlantik. /Lajmi.net/