Pëlqehet kënga e re e Rina Balajt, kap 3 milionëshin për një javë

Para një jave, reperja nga Istogu Rina Balaj lansoi këngën e re "Gigi" në bashkëpunim me Sin Boy.

ShowBiz

13/09/2018 15:41

Projekti u prit tejet mirë nga fansat e dyshes saqë për pak ditë ka mbledhur 3 milionë klikime në kanalin, Youtube, shkruan lajmi net.

Rina është duke bërë bujë të madhe në showbizin shqiptar e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Madje, po konsiderohet rivale e shumë artisteve të reja.

Çdo projekt i saj përmbanë fjalë dhe diss-a për reperet e tjera, përfshirë reperen nga Prizreni, Taynën.

Sido që të jetë, artistja Balaj hyn në emrat e rinj të estradës por mjaft të suksesshëm për një kohë të shkurtër. /Lajmi.net/

YouTube player