Pëlqehet kënga e re e Majkit, arrin mbi një milion klikime në pak ditë

Para pak ditëve reperi i njohur kosovar, Majk publikoi projektin e ri "Qikita".

ShowBiz

05/12/2018 23:59

Edhe pse kjo këngë në bazë të klipit i ngjason më shumë stinës së verës publiku e pëlqeu tejet shumë, shkruan lajmi.net.

Projekti i tij i ri i cili titullohet “Qikita”, për vetëm pak ditë ka mbledhur mbi një milion klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Majk konsiderohet të jetë njëri nga reperët me zërin më të veçantë në skenën tonë muzikore.

Ndër tjerash, ai së fundmi u përfol edhe për disa reagime të ndjekësve në rrjete sociale ku përfshihej edhe ish e dashura e tij, Majlinda Zeka. /Lajmi.net/

YouTube player