Pëlqehet kënga e Noizyt, për një ditë kap milionëshin

Kënga më e re e reperit nga Shqipëria, Noizyt është "Toto", në bashkëpunim me reperin gjerman Raf Camora.

ShowBiz

16/06/2018 09:14

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku ku për një ditë ka arritur të kap milionëshin e parë në Youtube, shkruan lajmi net.

Pjesë e kësaj kënge ritmike është edhe modelja seksi nga Shqipëria, Oriola Marashi e cila është mike shumë e afërt e Noizyt.

Me siguri që edhe paraqitja e ‘zjarrtë’ e Oriolës ka bërë që njerëzit të pëlqejnë dhe dëgjojnë këngën e sapo lansuar.

Duhet theksuar se Noizy për një periudhë të shkurtër kohore ka publikuar katër projekte që mund të cilësohen të suksesshme në bazë të klikimeve që kanë. /Lajmi.net/