Pellegrinit s’i mjafton një trofe

Manchester City e fitoi trofeun e parë dje nën drejtimin e Manuel Pellegrinit. Trajneri kilian e udhëhoqi ekipin Citizens drejt triumfit në Kupën e Ligës, pas fitores 3:1 ndaj Sunderlandit, në finalen e zhvilluar në stadiumin Wembley të Londrës. Por, ish trajnerit të Real Madridit nuk i majafton vetëm një trofe i fituar për një…

Sport

03/03/2014 07:00

Manchester City e fitoi trofeun e parë dje nën drejtimin e Manuel Pellegrinit. Trajneri kilian e udhëhoqi ekipin Citizens drejt triumfit në Kupën e Ligës, pas fitores 3:1 ndaj Sunderlandit, në finalen e zhvilluar në stadiumin Wembley të Londrës.

Por, ish trajnerit të Real Madridit nuk i majafton vetëm një trofe i fituar për një sezon, prandaj kërkon edhe trofe të tjerë.

Në Ligën e Kampionëve, gjasat për t’u kualifikuar në çerekfinale, klubi anglez i ka të pakta, pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Barcelona.

Por, në kampionatin anglez, punët shkojnë më mirë. City ka gjashtë pikë më pak se lideri Chelsea, por edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Do ta vlerësojmë sezonin kur ai të përfundojë. Sot kemi fituar, po bëhet fjalë vetëm për një trofe dhe nuk mendoj se dikush mund të mendojë se mjafton me kaq”.

“Duhet të fitojmë të dielën (në FA Cup) për të shkuar sërish në Wembley. Nëse nuk fitojmë, duhet t’i shikojmë gabimet tona dhe të mundohemi të përmirësohemi. Nuk mendoj se lojtarëve të mëdhenj i mjafton vetëm një titull”, përfundoi Pellegrini.