Pellegrini: S’ka me u ndal!

Manuel Pellegrini ka kërkuar nga lojtarët e tij t’i fitojnë tri ndeshjet e mbetura të sezonit, për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë. Fati i Manchester Cityt është në duart e tij, pas dështimeve të Liverpoolit.

Sport

07/05/2014 15:23

Manchester City është shumë afër që ta fitojë titullin e dytë në Premierligë brenda tri vjetësh.

Trajneri Manuel Pellegrini kërkon nga lojtarët e tij që t’i fitojnë tri ndeshjet e mbetura, ndërsa është afër ta thyejë rekordin e golave sezonalë, 103 sosh.

“Ne kemi lojtarë me eksperiencë dhe ata ishin në të njëjtën situatë dy vjet më parë. E kemi presionin të fitojmë, por e kishim këtë gjatë tërë vitit”, deklaroi fillimisht trajneri kilian.

“Nga fillimi i sezonit, gjithmonë e kam thënë se ky ekip dëshiron ta fitojë titullin. Tash, do të mundohemi ta bëjmë këtë”.

“Vetëm po mendojmë t’i fitojmë këto tri ndeshje. Pas fitores, ndoshta mund të mendoni edhe për rekordin e golave”.

“Por, e rëndësishme është të vazhdojmë me stilin e futbollit, të cilin e kemi luajtur nga fillimi i sezonit. Duam ta mbyllim sezonin në mënyrë të njëjtë”, përfundoi ish trajneri i Real Madridit.