Pellegrini: se merituam humbjen

Manuel Pellegrini ka deklaruar se skuadra e tij luajti më mirë se Juventusi.

Sport

15/09/2015 23:11

Pellegrini tha se kjo humbje është zhgënjyese pasi ata merituan më tepër nga ky takim.

“Është zhgënjyese, nuk merituam të humbisnim. Ne kishin raste më të mira dhe luajtëm më mirë se Juventus. Ishte një ndeshje tipike e Ligës së Kampionëve”, tha trajneri i Cityt.

“Të dy ekipet nuk krijuan shumë raste, por ne e kishim posedimin, Nuk ishte një problem taktik, Juventusi shënoi dy gola të bukur”, shtoi Pellegrini.